* ICSI  ( INJEKSIONI ITRACITOPLAZMATIK I SPERMES)
Eshte nje metode qe perdoret sidomos ne ato raste  kur spermatozoidi nuk është në gjendje për të fekonduar vezën. ICSI  do të thotë injeksion intracitoplazmatik i  spermës  (ICSI , injeksion i spermes brenda citoplazmës se vezes).

Embryologet  ndërhyjnë me micromaniplim dhe me ndihmën e pajisjeve të veçanta per mbajtjen e spermës dhe te  vezës dhe bejne bëjne bashkimin  ( fekondimin ) e tyre . Per te bere kete fekondim embriologut i nevojitet nje spermatozoid  dhe nje veze e pjekur . Kjo metode  eshte përdorur me sukses që nga viti 1992 dhe kjo metode anashkalon pothuajse të gjitha shkaqet e infertilitetit . Në sajë të ICSI mund te realizohet fekondimi edhe ne personat  me probleme të rënda në spermë per sa i  perket cilesise: (numrit, lëvizshmërise se ulët,  morfologji të varfër,  ose probleme derdhje (ejakulacioni)), që në të kaluarën nuk kishte asnjë shpresë të tillë.

Procesi i ICSI
Mjeku Embriolog me ane te mikromanipulimit  me nje gjilpere te posacme ai fut nje qelize spermatozoidi ne bredesi te veses , ai futet ne zonen shell te vezes dhe e leshon spermatozoidin brenda vezes , dhe pas  fekondimit pas 16 – 20 oresh  qendrimi i vezes se fekonduar ne kushtet e kultures  , mjeku embriolog kontrollon ne mikroskop se sa veze jane fekonduar , dhe ato qe jane fekonduar kalohen ne kultura te tjera  qe te vazhdojne zhvillimin . Per reth  2 – 3 dite kontrollohet periodikisht evolucioni i tyre.
Rezultatet dhe perqindjet per shtatzani varen shume nga numri dhe cilesia e embrioneve te transferuara ne miter.
Zakonisht Transferimi i embrioneve ne mitren e gruas kryhet pas 72 oresh nga fekondimi i embrioneve. Transferimi Embrioneve është pa dhimbje ,  nuk kërkon anestezi dhe zgjat  5 – 10 minuta.
Realizohet me ndihmën e nje kateteri te  hollë elastik , ni cili futet nga kanali cervikal per ne kavitetin e uterusit , e ndjekur kjo me ultrasonografi , dhe realizohet nga mjeku specialist gjinekolog .
Zakonisht mjeku embriolog , embrionet qe zgjedh per transferim  jane ata qe i vlereson me te miret ne cilesi. Por ne disa raste  transferimi i embrioneve mund te mos behet ne diten e  2 – 3  te zhvillimit te embrionit, por ne diten  5 – 6 te zhvillimit dhe ne kete faze ai quhet BLASTOCIST.
Përgatitja është e nevojshme per Embrio transferim:
Përgatitja e nevojshme është që pacientja para duhet te  pije 4 gota ujë te kete ndjesine por nuk duhet te urinoje.
Nuk ju rekomandohet perdorimi i parfumeve, apo i substancave qe mund te jene toksike  per embioneve.
Dhe pas procedures pacienteve ju jepet terapia adekuate e cila eshte e pasur kryesisht ne Progestative.
13 ditë më vonë, behet  prova e parë shtatzënisë (marrjen e mostrave të gjakut për përcaktimin e niveleve të Gonadotropin  humane chorionike).

Ku rekomandohet trajtimi me  ICSI
Zakonisht  keto procedura jane te ndara , ne disa klinika kjo procedure perdoret ne situata te vecanta si ne rastet kur kemi numer dhe levizshmeri te ulet te spermes , dhe kur kemi numer te paket te vezeve . Ndersa ne kliniken tone ICSI perdoret ne te gjitha rastet .
10 vitet e fundit  perdorimi i metodes  ICSI ka nje perqindje me te larte se kryerja e IVF .

Arsyet e zakonshme  per te cilat  preferohet dhe rekomandohet  kryerja  e ICSI jane:
   –  Infertilitetit mashkullor sidomos kur kemi probleme te spermes por  që nuk duan qe te procedojne me donator.
–  Ne ciftet qe kane :

  • Përqendrimet e spermes spermës prej më pak se 15-20 milion në mililitër
  • Lëvizshmëri të ulet te  spermës  – më pak se 35 %
  • Morfologjia shumë të varfër spermës
  • Si dhe ne rastet kur qelizat spermatike meren me ane te procedurave kirurgjikale si TESE ( Biopsi Testesh, aspirim i spermes etj )
  • Ajo gjithashtu eshte e indikuar kur ne kemi numer te vogel vezesh , dhe kjo metode rit perqindjen qe  te fekondohen te gjitha vezet qe disponohen.
    Fertilizimi dhe perqindjet e suksesit te shtatzënisë me ICSI
    Eshte pare se perqindja e fekondimit te vezes nga spermatozoidi me ICSI ne bote eshte rreth 70-85 % , perqindje e cila eshte me e ulet me ane te IVF e cila shkon deri ne  60 – 75 % . por sigurisht keto perqindje nuk jane te njejta me shanset qe ka nje grua per shtatzani . Por nese behet nje krahasim midis suksesit te IVF me ICSI, perqindjet me te larta jane pare me ICSI.