Inseminimi intrauterin eshte nje procedure laboratorike, nepermjet se ciles behet perpunimi i spermes dhe marja e spermatozoideve te levizshem dhe purifikimi i tyre. Me pas spermatozoidet e levizshme vendosen ne uterusin e gruas ne kohen kur eshte bere ovulacioni, e pare kjo me ekzaminime echografike apo laboratorike  ( teste ovulacioni.)
Inseminimi intrauterin ( IUI ) rekomandohet vetem ne rastet kur :

  • Kemi infertilitet idiopatik (me shkaqe te panjohura.) Kur sperma eshte mesatare ose e mire (numer, levizje dhe morfologji) ose ne rastet kur mashkulli ka probleme madhore me spermen  mund te zgjidhet alternativa e spermes se dhuruar.
  • Kur nuk kemi probleme me me Tubat e fallopit tek gruaja e vertetuar kjo me ane te ekzaminimeve si : (Hysterosalpingografia , ose Hysterosalpingoscopia)       
  • Kur gruaja ben ovulacion  e vertetuar kjo me ane te:
  1. a)  monitorimit te folikujve me echografi
  2. b)  dhe testeve te ovulacionit .

Ovolacioni ne keto raste mund te induktohet duke perdorur ilace folikulo stimulues ku me i perdoruri eshte Clomiphene ,  ose ne raste te tjera mund te perdoren dhe injeksione (kur gruaja nuk mund te perdori clomiphene per keto arsye:  ka bere shume cikle gjate jetes se saj ,kur nuk reagon ndaj tij, ose ka raste kur ka alergji ndaj tij.)
Por ne disa raste IUI mund te kryhet dhe me folikulin dominant te ritur fiziologjikisht.

Procedura e IUI : procedura e IUI konsiston ne marjen e spermes se perpunuar nga laboratori , dhe injektimin e saj brenda ne kavitetin e mitres ( ne fundus )me ane te nje kateteri te posacem uterin . Kjo procedure kryhet kur gruaja eshte ne ovulacion me qellim qe sperma te hidhet ne tuba ne te njejten kohe qe ndodh ovulacioni me qellim qe shanset per shtatzani te jene sa me te larta , normalisht kjo procedure eshte mire te kryhet e ndjekur me ultratinguj .
Eshte pare se me ane te kesaj procedure shanset per shtatzani riten me reth 10 – 15 % me shume sesa ne kontaktet seksuale te lira.

Keshillat  pas IUI :ka klinka qe pas nje procedure te tille pacientes i japin medikamente me baze progesteroni extra.